Adhuruesit e mollës që nga fundi i verës u gëzohen mollëve të vogla verore, por një begati e tërë e llojeve vjen me vjeshtën. Një arsye më shumë pse këtë superpemë duhet ta përfshini në ushqimin tuaj.
- Ngopja. Një mollë ka rreth 90 deri 100 kalori, ndërsa fibrat me të cilat është e pasur i mundësojnë organizmit të shpërbëjnë ato fibra komplekse më gjatë sesa, për shembull, drithërat. Molla ka katër gramë fibra, derisa organizmi duhet gjatë ditës të marrë mes 25 dhe 40 gramë.
- Linja. Për shkak të acidit ursolik, i cili gjendet në lëvore të mollës është ideale për dobësim dhe mbajtjen e peshës. Hulumtimi në minj ka treguar që nxit shpenzimin e yndyrave, dhe ndihmon edhe ndërtimin e muskujve.
- Frymëmarrja. Antioksidanti kuercetinë (i cili gjendet në lëvore) ndihmon te përmirësimi i punës së mushkërive dhe sistemi i frymëmarrjes, transmeton Koha.net. Në një studim kanë përfunduar që femrat të cilat hanë shumë mollë kanë reduktuar dukshëm rreziqet që fëmijët e tyre të sëmuren nga astma.
- Ftohja. Vitaminën C , e cila është shumë e nevojshme për ripërtëritjen e sistemit të imunitetit mund ta merrni edhe nga mollët. Në një mollë mesatare ka rreth 8 miligramë vitaminë C, dhe kjo është14 për qind e nevojave ditore.
- Kanceri. Fibrat kanë veprim të dobishëm në aktivitetin e zorrëve. Në një studim francez shkencëtarët kanë vërtetuar që disa përbërës të mollës ndihmojnë parandalimin e kancerit të zorrës së trashë. Triterpenoidi, në mënyrë të vërtetuar redukton rreziqet nga kanceri i mëlçisë dhe i gjirit.
- Diabeti. Antioksidanti antocianinë nga mollët është i pari në linjë në luftën kundër diabetit. Përndryshe ka meritë për ngjyrat në pemë dhe perime – të kuqe, të kaltër dhe të purpurt.
- Kolesterina. Pektina nga mollët lidhet me kolesterinën më të ulët, përkatësisht parandalon absorbimin e tij. E nxit trupin për ta shpenzuar dhe jo për ta ruajtur.
- Truri. Mollët mund të ndikojnë edhe në aktivitetin trunor, sepse nxisin prodhimin e acetilkolinit, i cili krijon komunikimin në mes qelizave nervore – duke iu falënderuar kësaj, ndihmon kujtesën tuaj dhe redukton shanset për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit, përgatiti Koha. (b.an)