Aktivisti britanik, Michael Chessum në panelin e festivalit të filmit të shkurtër e dokumentar Dokufest, nën temën “Pushteti, korrupsioni e mashtrimet” foli mbi korrupsionin, siç tha ai “sistematik”.
Chessum ka qenë pjesë e kampanjës “Another Europe is possible”, një fushatë anti brexit dhe së fundmi është përfshirë në partinë Laburiste në Britani.
Sipas Chessum, Britania është selia ndërkombëtare e kryesore e pastrimit të parave dhe fshehjes së tatimeve.
“Britania jo vetëm që është selia ndërkombëtare kryesore e pastrimit të parave dhe fshehjes së tatimeve, por edhe vend ky kreu i shtetit kërkon mandat vetëm nga vetë Zoti, dhe është vend ku nga 44 kryeministra në histori të vendit 14 vijuan Universitetin e njëjtë elitë, 19 ishin ose në kolegj dhe shkolla të tjera elite dhe 13 të tjerë ishin në shkollën elite Ëestminster.
Është vend ku David Cameron jepi dorëheqje pas Brexitit dhe jo vetëm që u dha gjithçka donatorëve të tij dhe përkrahësve të tij e ithtarëve, por u dha edhe ulëse të përjetshme në legjislaturë, sepse kjo e bën demokracia perëndimore për ju”, ka thënë ai.
Chessum thotë se aktualisht po sheh socializëm dhe barbarizëm, e që sipas tij kjo shkon drejt një socializmi liberal i cili flet për automatizëm dhe një mënyrë e re funksionimi në politik.
“Ajo çfarë shoh është socializëm dhe barbarizëm dhe them se duke e njohur audiencën nuk dua të keqkuptohem në atë çfarë them dhe ky është socializëm liberal është socializëm që flet për automatizëm dhe një mënyrë të re funksionimi në politik.
Është socializëm që flet për komunitetin dhe kontrollin e punëtorit ndaj industrisë, e jo vetëm për pronësi publike të ekonomive që komandohen nga shteti është ky është kosmopolitanizëm një lëvizje e re e majtë që po rritet rreth Jeremy Corbynit në Britani dhe e cila ka zhveshur konservatorët e vjetër dhe kjo e karakterizon kryesisht lëvizjen e Laburistëve më herët”, ka thënë Chessum.
“Për të përfunduar them se jetojmë në epokë ku digjitalizimi i ekonomisë është koncentrimi në fuqi dhe pasuri dhe në mënyrë që s’e kemi parë më herët, ky proces mundëson që të përdorim mobilizimin e rrjeteve në mënyra të paprecedentë por kjo nuk nënkupton që qëllimi ynë është rruga jonë drejt fitores e cila mund të ikë kur kemi nevojë për të sfiduar kapitalizmin dhe forcat që qëndrojnë pas”, përcaktoi Koha. (b.an)