Një djalosh 12-vjeç mrekullisht është shpëtuar, pasi për tri ditë kishte qëndruar i murosur për së gjallë në murin e oborrit.
Aburagbemi Saka kishte vizituar një kafene dhe më pas filloi të luaj mbi një mur që kishte një zbrazëtirë në mes, në të cilën ra dhe mbeti i bllokuar brenda saj për më shumë se tri ditë.
Pasi që kishte rënë në një mur larg anëtarëve të familjes dhe të afërmve, ai u detyrua të qëndrojë i bllokuar brenda murit për më shumë se tri ditë, por as qarja me zë të lartë nuk i ndihmoi pasi kalimtarët e rastit i injoronin thirrjet për ndihmë.
Por fatmirësisht në momentet e fundit zëri i tij u dëgjua nga disa banorë, të cilët menjëherë u ngjitën në mur për të shikuar se çfarë po ndodh.
Ajo çfarë panë ata shokoi edhe policinë, të cilët u detyruan të thyejnë murin për të nxjerrë djaloshin e ngujuar dhe të mbushur me pluhur, por që çuditërisht i kishte mbijetuar të gjithë kësaj ngjarjeje.
Sipas policisë rasti ka ndodhur në Oduduwa, Ondo të Nigerisë. /a.m.