Ish –bashkiaku i New Yorkut Rudolph Giuliani, bashkëpunëtor i afërt i kryetarit të ri amerikan, ka deklaruar se administrata e Donad Trumpit me Rusinë duhet të udhëheqë politikë të ashpër, nga pozita e të fortit, transmeton Koha.net.
“Duhet të udhëheqim politikë të ashpër kundër kryetarit ë Rusisë Vladimri Putin. Obama ka bërë gabim që është tërhequr nga projekti i mburojës bërthamore në Poloni e Çeki. Ky është njëri nga gabimet më të mëdha në 20 – 30 vjetët e fundit.
Aq më tepër pasi ne nuk kemi fituar asgjë. (Ish –kryetarët ) Bill Clinton dhe Barack Obama u bënë politikanë të cilët Putin mund t’i fusë në kënd si t’i teket”, ka thënë Giuliani gjatë vizitës në Varshavë për gazetën polake Zheçpospolita.
Giuliani ka përkujtuar se gabime të tilla janë bërë me Krimenë e Sirinë e dhe për këtë arsye presidenti i ardhshëm amerikan me Rusinë duhet të bisedojë nga pozita e forcës dhe se nuk bëhet fjalë për resitim marrëdhëniesh me Moskën.
“Nuk mendoj se mund të bisedohet për resitim. Me Putinin duhet të bisedojmë gjëra në të cilat ai sillet në mënyrë racionale dhe nuk do të bisedojmë për ato ku ai nuk është i moderuar”, ka thënë Giuliani.
Ish – bashkiaku që i ishte ofruar funksioni i shefit të Departamentit të Shtetit në administratën e Trumpit, i ka thënë gazetës polake se sanksionet kundër Rusisë SHBA-ja mund t’i suspendojë vetëm nëse normalizohet situata në Ukrainë, përgatiti Koha. (b.an)