Gjykata e Tiranës ka dënuar këtë të hënë me 10 vjet burg shtetasin Luan Bundo, administrator i një kompanie sigurimesh, nën akuzën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në kërkimin e masës së dënimit, akuza ka patur parasysh linjën e trafikut që Bundo përdorte për të dërguar njerëz në Australinë e largët dhe faktin që personi që duhej të shkonte në Australi rezulton i zhdukur.
Rasti i hetuar nga prokuroria i përket shtetasit Mensur Prençi, të cilit iu kërkuan plot 13 mijë euro për të mbërritur në Australi, raporton tch. Por, sikur të mos mjaftonte shuma e kërkuar, prej më shumë se dy vitesh familjarët e Prençit nuk dinë asgjë për fatin e nejriut të tyre, ndërsa Luan Bundo, që mori përsipër trafikun është në kërkim prej dy vitesh.