Të dhënat e publikuara nga studime të ndryshme tregojnë se çdo ditë në tokë bien rreth 10 meteorë, dhe pjesa më e madhe e tyre bie në Siberi. Nisur nga kjo, shumë persona me të drejtë do të mendonin se rajoni më i madh i Rusisë i ngjan një magneti që i tërheq meteorët.
Por sipas shkencëtarëve nuk ka asgjë të tillë. E vërteta qëndron në fakton se Siberia ka një sipërfaqe shumë të madhe, dhe ndaj edhe probabiliteti që meteorët të bien në këtë hapësirë është edhe më i madh.
Siberia është pak a shumë sa 10% e sipërfaqes së Tokës, por është pak e banuar. Një numër i madh meteorësh bien edhe në oqeane, por në këto raste mundësia për t’i dokumentuar është shumë e vogël.
Sipas të dhënave, në Tunguska të Siberisë në vitin 1908 një meteor shpërtheu në ajër duke shkatërruar 1500 km katrorë pyll.
Ndërsa, në vitin 1947, një shi prej 70 ton meteor hekuri dhe nikel ranë në malet Sinkhote-Alin, në Siberi, duke formuar tridhjetë kratere.
Në vitin 2013, në prag të ditës së Shën Valentinit, një tjetër shpërthim në qiell u regjistrua pranë Çeljabinsk, ku si pasojë pati dëmtime në banesa dhe disa të lënduar.
Në vitin 2016, më 4 dhjetor, rreth orës 18:00, një tjetër top zjarri ndriçoi qiellin mbi Sajanogorsk të Siberisë.
BW/d.i.