Në orët e para të mëngjesit të së hënës, policia në Padova ka arrestuar një grup prej 22 personash të cilët merreshin me trafikimin e heroinës në veri të Italisë.
Të arrestuarit janë me kombësi shqiptare, rumune dhe tuniziane të cilët janë përgjegjës për trafikimin e një sasie të konsiderueshme heroine në periudhën nëntor 2014 – tetor 2015.
Nga përgjime, policia ka zbuluar se në një javë, grupi shiste 50 kg heroinë duke e shpërndarë në qytete të ndryshme të veriut të Italisë.
Operacioni i policisë italiane u quajt “Mburraveci” dhe hetimet janë shtrirë dhe në Shqipëri.
Deri tani janë arrestuar në flagrancë 11 persona, ku janë sekustruar 19 kg heroinë dhe 1.5 kg kokainë si dhe 65 mijë euro.
Panorama/d.i.