Kryeministri i vendit Edi Rama e ka cilësuar si të “hatashëm” vendimin e Kushtetueses së disa kohëve më parë, e cila pezulloi disa nene të Lijgit për Pronat në vend. Sipas kryeministrit Kushtetuesja, bëri atë që nuk kishte bërë askush në këto 25 vite, shkeljen e opinionit të Venecias e cila kishte vlërësuar më parë ligjin dhe nenet e pezulluara nga Gjykata Kushtetuese.
Duke folur nga zyra e Agjencisë së Kthimit të Pronave, Rama tha se reforma në drejtësi dhe ajo e pronave janë të lidhura ngushtësisht me njëra- tjetrën, dhe se çështja e pronës mbetet një gur themeli për të avancuar më tutje në familjen europiane. Sipas kryeministrit, prona është “A-ja” e vetë reformës në drejtësi, e cila nëse do të kishte nisur tani, do të niste të hapte dhe “zbërthente: procesin e stërmundimshëm ë kthimit të pronës, atyre personave që e meritojnë me ligj.
“Ligjit të parë nuk i mbeti as nam e nishan në rrugën e zbatimit të tij. Reforma që ne morëm përsipër është një nga më komplekset dhe më të vështirat dhe sigurisht, një nga reformat që në plan të parë nuk jep një zgjidhje mjaftueshmërisht të drejtë, për shkak se në 25 vite, kjo çështje u kokoleps si mos më keq dhe gjetja e një zgjidhje që do të kënaqte këdo, as që mund të mendohet. Por reforma jep një zgjidhje përfrundimtare për të gjithë, e pranuar nga edhe nga komisioni i Venecias, por që duhet të presë zbardhjen e vendimit të Kushtetueses… Që në një vendim të hatashëm e cënoi opinionin e Komisionit të Venecias.
Tema e pronës lidhet me reformën në drejtësi. Tema e pronës perceptohet si një instrument për të goditur zyrtarët e lartë që përzihen në kanalet e korrupsionit, por e vërteta është që nëse reforma në drejtësi i duhet këtij vendi… “a-ja” është për ti kthyer drejtësi padrejtësisë së kthyer në sistem, kur vjen puna tek pronat. Cfarë i kanë bërë gjykatat këtij vendi me pronat, nuk ja ka bërë asnjë pushtues këtij vendi.
Reforma në fushën e pronave është padiskutim një kusht themelor për tu afruar në BE. Nuk është aspak e rëndësishme që në të gjithë progres- raportet e BE-së, problemi i pronës mbetet një nga sfidat më themelore dhe konstatimet mbeten nga më të hidhurat. M ë në fund në progres raportin e vitit të fundit është vlerësuar progresi i reformës.
Ligji për pronat bën të qartë se më në fund kemi një afat në një histori pa afat, për të mbyllur të gjitha cështjete pronës dhe për ti dhënë të drejtësn aty që me të drejtën e zotit apo kushtetutës pretendojnë kthimin e tyre. Sot ka afat, ka rrugëdalje, ka shpresë për të gjithë.– tha Rama.
ÇFARË PEZULLOI GJYKATA KUSHTETUESE
Gjykata Kushteuese rrëzoi 2 pika të nenit 6 të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave, ndërkohë që la në fuqi pjesën tjetër të ligjit, që kishte të bënte me mënyrën e përllogaritjes së kompensimit. Kjo formulë qe pranuar edhe nga Komisioni i Venecias.
E vënë në lëvizje nga shoqatat e ish-pronarëve, Gjykata Kushteuese la në fuqi nenin i cili e përllogariste pronën për kompensimin sipas vlerës që ajo ka pasur në momentin e shpronësimit; ndërkohë që rrëzoi pikat 3 dhe 5 të nenit 6.
Në rastet kur prona është e lirë, pavarësisht vlerës dhe statusit që ka pasur në kohën e shpronësim, ajo kthehet e plotë. Po ashtu, Gjykata Kushtetuese rrëzoi pikën që lidhej me sigurinë juridike për vendimet e dhëna më parë.
Kjo pikë parashikonte që në rastet kur një subjekt kishte përfituar vendime kthimi apo kompensimi sipas ligjive të mëparshme, diferencat që krijoheshin pas rillogaritjes me formulën e re të zbriteshin në vlerësimin për vendime të reja. /java/a.k