Edhe pse u narrestua nga policia, pasi kundërshtoi efektivët e rendit dhe nuk pranoi të bënte testin e alkoolit…avokati i njohur Genc Gjokutaj është shpallur i pafajshëm dhe është liruar me vendim të Gjykatës së Tiranës. Gjykata ka dhënë thjesht një masë detyrim paraqitje.
Avokati u arrestua mbrëmjen e së shtunës pranë sheshit Nënë Tereza, në gjëndje të dehur. Ai refuzoi t’i bindje sinjalizimit të policisë për të ndaluar, madje edhe ofendoi forcat e policisë, pasi ato iu vunë pas dhe e ndaluan.
Mbi Gjokutajn rëndojnë akuzat e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur dhe kundërshtim i punonjësve të policisë.
DEKLARATA E POLICISE
Më datë 17.12.2016, u arrestua shtetasi:- Genc Gj., 49 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas rreth orës 20:20, tek Sheshi “Nënë Tereza”, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, nuk i është bindur sinjalit të Punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar.
Shërbimet e policisë i janë vënë në ndjekje dhe pasi e kanë ndaluar i kanë kërkuar dokumentat e mjetit.
Genc Gj. nuk ka pranuar ti japë dokumentat punonjësit të policisë por ka filluar ti ofendojë ata.
Ndodhur në këto kushte punonjësit e policisë e kanë shoqëruar sëbashku me mjetin në ambjentet e policisë për kryerjen e veprimeve të nevojshme proceduriale.
Ky shtetas dyshohet se drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit dhe i është marrë kampion gjaku pasi ka refuzuar të kryej testin e alkoolit me aparatin drager.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikuar nga Nenet 242 dhe 291 të Kodit Penal./java/a.k