Një aksident ajror ka ndodhur në Siberi, ku një avioni i ministrisë së Mbrojtjes ruse është rrëzuar në zonën e Bulunskij.
Nga të dhënat paraprake mësohet se nga rrëzimi i avionit IL-18, kanë mbetur të plagosur rëndë 16 persona, ndryshe nga sa u raportua në fillim për 27 të vdekur.
Në avion ndodheshin 39 persona, 32 pasagjerë dhe 7 persona të ekuipazhit. Dyshohet se rrëzimi i orëve të para të mëngjesit të sotëm, e hënë, ka ndodhur për shkak të kushteve të këqija atmosferike