Ditë festash, ditë për shopping! Cili është ai qytet ku mund të kënaqesh më tepër në këto ditë fundviti duke ardhur rrotull, vizituar dyqanet e blerë dhurata? Sipas një studimi që analizon preferencat dhe pasionet e udhëtarëve në gjithë botën, Roma është qyteti evropian ku është më e këndshme të bësh shopping, shoqëruar me vizitat në muzé apo monumente.
Në vend të dytë është Parisi, me butikët e pakrahasueshëm, i ndjekur nga Lisbona.
Klasifikimi është bërë nga TripAdvisor, bazuar mbi popullaritetin e aktiviteteve komerciale në qytetet kryesore evropiane.
Dhjetë qytetet më të këndshme evropiane për të bërë shopping:
1. Roma, Itali
2. Parisi, Francë
3. Lisbona, Portugali
4. Athina, Greqi
5. Amsterdam, Holandë
6. Budapest, Hungari
7. Londra, Britani e Madhe
8. Praga, Republika Çeke
9. Berlini, Gjermani
10. Madridi, Spanjë
Tgcom24/d.i.