Kina thotë se do ta dorëzojë sondën nënujore amerikane që e kapi në ujërat ndërkombëtare të Detit të Kinës Jugore, duke nxitur presidentin e zgjedhur Donald Trump të deklarojë se Shtetet e Bashkuara duhet t’i thonë Kinës që ta mbajë sondën.
Trump vjen në pushtet pas një muaji, por ndërhyri në këtë incident detar kur forcat detare kineze detare e kapën sondën pa pilot që ishte duke mbledhur të dhëna të paklasifikuara shkencore të enjten.
Autoritetet amerikane protestuan duke e quajtur konfiskimin e sondës të paligjshëm dhe kërkuan kthimin e menjëhershëm të mjetit, kërkesë që autoritetet kineze ranë dakord për ta plotësuar.
Edhe senatori republikan John McCain, kryetar i Komisionit të Forcave të Armatosura, i tha të dielën rrjetit televiziv CNN se konfiskimi i sondës ishte një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar, përgatiti Koha. (b.an)