Enca është një këngëtare e konfirmuar. Tashmë kjo dihet. Mesa duket viti 2016 për këngëtaren seksi ka shkuar shumë mirë.
Koncertet e njëpasnjëshme që 21- vjeçarja ka pasur këtë vit i kanë siguruar të ardhurat e mjaftueshme që këngëtarja të blejë një shtëpi ku mund të jetojë e vetme.
Në disa fotografi të postuara nga vetë ajo, duket që Enca është bërë pronare e një shtëpie në periferi të kryeqytetit.
Shtëpia e saj e re, duhet thënë se është në një bllok vilash, ku çmimet fillojnë nga 300 mijë euro./shqiptarja.com/a.k