Kryeministri Edi Rama ka përuruar fazën e parë të punimeve të projektit gazsjellës TAP që nis nga Çorovoda dhe do të kalojë në një pjesë të vendit.
‘Shqip” shkruan se sipas Ramës, faza e parë e investimit do të shtrihet në 5 vite, me gazsjellësin që do të përshkruajë 211 kilometra në Shqipëri.
TAP është një nga investimet më të mëdha në Shqipëri, ku do të ruhen parametrat e mjedisit nga ndotja, – tha kreu i qeverisë. Faza e parë do të krijojë 500 vende të reja pune, çka do të sjellë dhe zhvillimin e zonës. Investimi rrit me 160 milionë euro në vit prodhimin bruto. Ekonomia jonë do të fitojë 1 miliard euro në 20 vitet në vijim. Projekti do të jetë një perspektivë e re social-ekonomike – shtoi Rama.