Real Madrid është favorit i padiskutueshëm për të fituar botërorin e klubeve, në takimin që nis më 11:30, kundër kampiones së Japonisë, Kashima Antlers.
Trajneri Zinedine Zidane ndërkohë do të ketë mundësi të mbështetet te njeriu i finaleve të mëdha, shënuesi i minutave të fundit, Sergio Ramos.
Kapiteni ka pasur një problem dëmtimi, por e ka kaluar plotësosht dhe do të jetë në fushë. Ramos ishte i gatshëm që në ndeshjen gjysmëfinale, me Club America, por Zidane e mbajti në stol, për të mos rrezikuar.
E vetmja mungesë e madhe për Realin është Gareth Bale, megjithatë nuk pritet të ketë ndikim përballë një kundërshtari me të cilin diferencat janë shumë të mëdha.
Finalja e botërorit të klubeve transmetohet direkt në TVSH
d.i.