Një 20-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Tiranës pasi akuzohet se ka përdhunuar një 37-vjeçare të identifikuar me inicialet L.R.
Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, 20-vjeçari F.A. dyshohet se më datë 09.12.2016, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, pa pëlqimin e shtetases L. R.
Gruajanë kallëzimin e saj pretendon se 20-vjeçari, pas njohjes në një bar, e ka ndjekur deri në banesën e saj, dhe më pas duke ushtruar dhunë ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa pëlqimin e saj.
“Shtetasi F.A., 20 vjeç, banues në Tiranë, është ndaluar nga policia pasi dyshohet se më datë 09.12.2016, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, pa pëlqimin e shtetases L. R., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila është paraqitur më datë 16.12.2016, tek Komisariati i Policisë Nr 1 dhe ka bërë kallëzim ndaj shtetasit të arrestuar, ku pretendohet se pas njohjes në një bar, ky shtetas e ka ndjekur deri në banesën e saj dhe më pas duke ushtruar dhunë ka kryer marrëdhënie seksuale me të”, thuhet në njoftimine policisë.
Materialet procedurale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, parashikuar nga Neni 102 i Kodit Penal.
Panorama/d.i.