Drejtonte automjetin në gjendje të dehur për pasojë del nga rruga dhe përplaset me një automjet tjetër.
Osman Brati, 58-vjeç, banues në Golaj, Has, ka qenë duke udhëtuar në aksin rrugor B.Curri-Qafë-Morin, në vendin e quajtur “Kthesa e Lugut të thatë”, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, nën efektin e alkoolit ka humbur kontrollin mbi automjet dhe është përplasur me automjetin tip BMW, me drejtues shtetasin Xh.S.
Për pasojë janë dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar aksidentin, Osman Brati, i cili ndodhet në spitalin e B.Curri, jashtë rrezikut për jetën, si dhe pasagjeri, shtetasi B.XH., 67 vjeç, banues në Krumë, Has, i cili është dërguar në Spitalin e Tiranës, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
58-vjeçari është arrestuar nga policia për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi “, parashikuar nga nenet 290 e 291 i Kodit Penal.
shqiptarja.com/d.i.