I lindur në Itali në vitin 1990 dhe që tani luan për klubin francez Nice, Mario Balotelli është futbollist i talentuar, por edhe problematik.
I pasionuar pas shpejtësisë, veturave luksoze, Balotelli së fundmi ishte në titujt kryesorë të gazetave për shkak të aksidentit që pati me Audi R8 të tij, i cili ka goditur një Bentley dhe një Opel Corsa nga pas, transmeton Koha.net.
Të shpresojmë se me veturën e tij të re, Alfa Romeo Giulia Quadrifoglio, Balotelli të mos e ndajë fatin e njëjtë.
Balotelli, veturën e re e ka blerë nga një shitës francez për një shumë prej 85 mijë euro. Ai ka kërkuar që kjo veturë të ketë eksterier me ngjyrë të kuqe dhe interier me ngjyrë të zezë, duke pasqyruar kështu identitetin e stemës dhe ngjyrave të klubit të tij, përgatiti Koha. (b.an)