Dhe në pamje të parë PD ka të drejtë. LSI është bashkëfajtore me Rilindjen në të gjitha mëkatet e këtyre 4 viteve. Ajo nuk i shpëton dot përgjegjësisë për ato çfarë kanë ndodhur në këtë vend. PD-ja ka të drejtë gjithashtu kur aludon se partia e Ilir Metës, bën ndonjë manovër sa për sy e faqe kur afrohen zgjedhjet.
Në deklaratën e sotme të Albana Vokshit thuhej me të drejtë se “vendimin për konçesionin e laboratorëve e merr qeveria dhe jo Kuvendi. Nëse Ilir Meta është kundër konçesionit e ka të thjeshtë: ta rrëzojë atë në qeveri. Le të bllokojë qeverinë ose të dalë nga qeveria. Por këtë LSI nuk e bën dot, sepse qeverisja është oksigjeni që mban në jetë LSI-në. Gjasme amendamenti kundër konçesionit, ishte një manovër propagandistike e Ilir Metës për të bërë gjasme sikur mendon për popullin, pra ishte një gënjeshtër”.
Po atëhere ku mashtron PD?
A është i drejtë justifikimi se ajo nuk nuk e ndalonte dot koncesionimin e laboratorëve gjatë votimit të buxhetit në kuvend?
Për të kuptuar këtë duhet pasur parasysh ajo që ndodhi të enjten në parlament. Me anë të kreut të grupit të saj parlamentar, Pertit Vasili, LSI propozoi një mendament që 8 milionë USD-të e parashikuar në buxhet si fond për koncesionin e laboratorëve mos miratoheshin, sepse ende për këtë nuk i ishte dhenë deputetëve një studimi fizibiliteti. Pavarësisht nga qëllimet politike, amendamenti Vasili ishte i drejtë dhe parimor. Të zgjedhurit e popullit nuk janë dele të qeverisë që të votojnë një gjë pa pasur informacion për të.
Dhe kështu ndodhi. PD i bashkoi votat me LSI-në. Ata bënë bashkë 38 vota. Por, amendamenti nuk kaloi dhe socialistët fituan se ata bënë 64 deputetë për ta rrëzuar amendamentin Vasili.
Dhe këtu u ngritën akuzat për PD. Pse e minoi ajo një nismë që e pengonte qoftë dhe jo përfundimisht koncesionin e fundit të Ilir Beqes?
Pse nuk i mobilizoi ajo gjithë deputetët e saj, për të votuar për këtë qëllim? Pse ajo arriti të mbledhë vetëm 20 vota në sallë?
Dyshimet janë dy. Ose në rastin më të keq PD mbron interesa oligarkësh të përbashkët me ata të qeverisë, të cilët i kritikon me fjalë, por i mbron me votë. Ose në rastin më të mirë ajo është krejtësisht indiferente ndaj interest publik dhe në këtë rast mjekëve dhe laborantëve që nëpërkëmb Ilir Beqja.
Cilado qoftë nga këto, përgjegjësia e opozitës për atë që ndodhi enjten në parament është e pafalshme.
Dhe duke kuptuar këtë PD sulmoi sot fort LSI-në për të fshehur mëkatet e saj.
Fatkeqësisht ato që thotë për partinë e Ilir Metës janë të vërteta. Por ato nuk mbulojnë dot një fakt. Pavarësisht nga fjalët që th otë tani për imoralitetin e LSI, PD e mbështeti propozimin Vasili. Ajo e falenderoi atë. Politikisht i dha edhe 20 vota, pra e mbështeti në kuvend. Por PD dështoi të bëhej pengesë për Beqen.
Ndaj sot duhet të përgjigjet se pse nuk mobilizoi dot as gjysmën e deputetetëve të saj që të votonin në bllok dhe jo të shajë lart e poshtë, qoftë për shitjen, apo qoftë për paaftësinë e saj. (lapsi.al)
Emrat e deputeteve te PD qe me mungesen e tyre ndihmuan Ramën
1.Sali Berisha
2.Luçiano Boçi
3.Ridvan Bode
4.Majlinda Bregu
5.Helidon Bushati
6.Igli Cara
7.Kozma Dashi
8.Liljana Elmazi
9.Harbjola Halimi
10.Keltis Kruja
11.Flamur Noka
12.Astrit Patozi
13.Eleina Qirici
14.Arben Ristani
15.Genc Ruli
16.Eduard Selami
17.Dashamir Shehi
18.Edmond Spaho
19.Dashamir Tahiri
20.Jozefina Topalli
21.Alban Zeneli