Anastasia Tsirenschikova jetonte në vila luksoze me veshje firmato dhe makina të shtrenjta. Por ajo nuk kishte asnjë punë apo të ardhur. Kjo bëri që policia të niste një hetim dhe të zbulonte burimin e të ardhurave të saj. Rusja bukuroshe ishte e lidhur me një bandë kriminale dhe bënte pastrimin e parave të tyre. Raportohet se ajo ka qarkulluar më shumë se 150 mln dollarë. Tanimë është në paraburgim të pritje të vendimit të gjykatës.