“A e dini ju kush jam unë?”. Me këto fjalë reperi i njohur shqiptar Noizy u është drejtuar efektivëve të Rrugores që “guxuan” ta ndalonin teksa ai po lëvizte me automjetin e tij drejt Durrësit. Burime për “Panorama” bëjnë me dije se policia e ka ndaluar makinën dhe ka kërkuar sipas ligjit dokumentet dhe lejen e drejtimit, por reperi ka qenë pa patentë. Si të mos mjaftonte kjo makina e tij ka rezultuar edhe më shumë gjoba të papaguara, për të cilat policia ka kërkuar ta shoqëronte në polici.
“Nuk keni asnjë shans të më shoqëroni në komisariat” u është hakërryer Noizy policëve dhe në kundërshtim të kërkesës për shoqërim i ka ofenduar, fyer dhe është larguar me shpejtësi me makinë.