Cristiano Ronaldo është duke menduar që ta ndërrojë pozicionin. Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, do të luajë këtë edicion më shumë si 9’sh në qendër të sulmit e jo në krah siç ka luajtur për më shumë se dhjetë vite, shkruan Gazeta Express.
Ronaldo, i cili ditë më parë fitoi “Topin e Artë”, të katërtin në karrierën e tij të deritanishme, në shkurt të 2017 do t’i mbush 32 vjet dhe edhe portugezi e di se më nuk është ai CR7 i vjetër dhe se këmbët e tij janë ngadalësuar.
Madje vetë fituesi i “Topit të Artë” ditë më parë tha: “Pse nuk duhet ta mendojë që ta ndërrojë pozicionin?”. Edhe Zidane ka folur për ndërrimin e pozicionit të Ronaldos, duke thënë se kjo do të ndodhë gjatë sezonit, varësisht kundërshtarëve, përcjell Gazeta Express.
Duket se edhe si 9’sh Ronaldo mund të shkëlqejë. Këtë e vërtetoi më së miri sfida në “Vicente Calderon”, ku Cristiano luajti në pozitën e sulmuesit kryesor dhe shënoi tre gola.
Kështu, portugezi është duke e shqyrtuar seriozisht ndërrimin e pozicionit dhe duket se këtë edicion do ta shohim më shumë si sulmues qendror. (b.an)