Mjaftoi një përcaktim dhe mbledhja e deputeteve të dy parlamenteve pothuaj ka dështuar.
Obratoviq, si përfaqësuese e deputeteve serbe ka thënë se: Shkelet marrëveshjen, përmendët fjalën “Republika e Kosovës”. Në fakt, deputetet gra të Kosovës dhe Serbisë kanë filluar takimin e tyre të përbashkët në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, takimi nuk eci aq mirë për shkak të reagimit të deputetëve serbë se shqiptarët shkelen marrëveshjen, duke përmendur fjalën “Republika e Kosovës”.
Megjithëkëtë, gratë thanë se ato janë të vendosura për të vazhduar bashkëpunimin për të shtrirë dorën e pajtim e për të ardhmen e brezave të rinj. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se të dyja vendet duhet të shikojnë përpara dhe të lënë të kaluarën prapa.
Kurse, deputetja nga parlamenti serb, Maria Obratoviq tha se kjo nuk është një përrallë e bukur, por pajtimi duhet të bëhet mes dy popujve. “Ju e shkelet marrëveshjen sepse ne jemi merr vesh që të mos përmendet Republika e Kosovës… por po bëhemi tolerant dhe ta kalojmë edhe këtë pjesë”, ka thënë ajo.