ërmes një postimi në rrjetin e tij social, të shoqëruar dhe me një video shpjeguese, kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar shifrat e rritjes së pagave të infermierëve, sanitarëve dhe doktorëve.
Rritja e rrogave, e cila do të bëhet vitin e ardhshëm është dhe njëri ndër aspektet e reja të sektorit të shëndetësisë, që sipas kryeministrit, do të ketë dhe rritjen më të madhe buxhetore të 25 viteve të fundit.
“Shëndetësia mbetet një ndër sfidat më të mëdha e më të vështira! Dhe për të bërë edhe më shumë vitin e ardhshëm, në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë, Buxheti 2017 ka shifrën më të madhe të investimeve në shëndetësi dhe një rritje të konsiderueshme pagash për përsonelin mjekesor”– shkruan Rama./java/a.k