Eshtë thjeshtë një rastësi apo vërtet njerëzit me sy blu kanë prirje të bëhen alkoolistë? Një studim i udhëhequr nga studiuesi shqiptar Arvis Sulovari në Universitetin e Vermont ka zbuluar se kjo lidhje jo vetëm ekziston, por ka dhe trashëgimi gjenetike.
Studiuesit kanë gjetur se njerëzit me pjesën qëndrore të syrit me ngjyrë blu të hapur, gri të hirte dhe jeshile të hapur kanë norma më të larta të mundësisë së varësisë ndaj alkoolit se personat me sy kafe të errët.
Kjo lidhje është më shumë e theksuar tek njerezit me ngjyrë blu te hapur. Akoma nuk dihet arsyet se përse kjo ndodh, por është i ditur fakti se shumë gene që përcaktojnë ngjyrën e syve janë të vendosura tek të njëjtët kromozome ashtu si edhe genet që njihen për lidhjen që kanë me varësinë ndaj alkoolit.
Sytë blu gjithashtu lidhen edhe me tipare të tjera si: tolerancë të ulët ndaj dhimbjes dhe konkurueshmëri të lartë.