Një 12-vjeçar gjerman me origjinë irakene ka tentuar dy herë të shpërthejë një bombë artizanale në Ludwigshafen të Gjermanisë. Tentativat kanë qenë më 26 nëntor dhe 5 dhjetor, por vetëm sot janë bërë të ditura nga prokurori i landit Rheinland-Palatinate, Hubert Stroeber.
Djali, i lindur më 2004 në Gjermani, me origjinë irakene, tentoi të shpërthente bombën me gozhdë në tregun e Krishtlindjeve më 26 nëntor, por eksplozivi nuk shpërtheu. Më pas, e provoi më 5 dhjetor, pranë godinës së bashkisë.
Këtë herë e vendosi pajisjen eksplozive në një çantë shpine dhe e la në një gëmushë pranë bashkisë.
Për fat të mirë, një këmbësor e vuri re çantën dhe njoftoi policinë, e cila më pas bëri shpërthimin e kontrolluar.
12-vjeçari, i lindur në Ludwigshafen, është radikalizuar dhe inkurajuar për të kryer sulmin nga një anëtar ende i panjohur i ISIS.
Sipas një raporti të policisë, baruti në bombën e bërë në shtëpi ishte marrë nga fishekjzarrët, ishte i ndezshëm, por jo shpërthyes.
Për shkak të moshës nën 13 vjeç, djali nuk mund të ndiqet penalisht për krim, por punonjës socialë po merren aktualisht me të.
Prokuroria dhe policia po hetojnë për mundësinë e mbështetjes nga ndonjë rrjet terrorist.
DW/d.i.