Një aksident rrugor ka ndodhur në Tiranë, disa dhjetra metra larg drejtorisë së policisë së kryeqytetit.
I plagosur ka mbetur një këmbësor i paidentifikuar, i cili është përplasur nga një automjet.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë si dhe një autoambulancë, e cila ka bërë të mundur transportimin drejt spitalit të të lënduarit.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, ndërsa po heton dhe për shkaqet.
shqiptarja.com/d.i.