Një 55-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Tiranës, pasi ka abuzuar seksualisht me fqinjën e tij, e cila ka probleme mendore. Policia bën të ditur se Rezar Bineri përdhunoi 39-vjeçaren A. Myrtaj, që vuan nga skizofreni.
Abuzimi seksual u zbulua nga motra e 39-vjeçares, pasi kjo e fundit ka ngelur edhe shtatzënë. Në polici ajo ka treguar se para disa muajsh ajo ka futur në shtëpi për të bërë disa punime elektrike Rezar Binerin, pasi ky punonte si elektricist. Duke qenë se ishte në punë ka patur raste që e ka lënë motrën vetëm me Binerin. Ndërkohë, Bineri gjatë dëshmisë së tij në polici pohoi se historia ka 5 vite që ka nisur. Ai ka kopjuar çelësin e banesës së grave dhe hynte sa here e motra nuk ishte në shtëpi.
Ai kishte theksuar se ishte i divorcuar dhe se jetonte vetëm, ndërsa kishte tërheqje ndaj 39-vjeçares. Bineri ka thënë se nuk ishte në dijeni qe A. Myrtaj vuante nga sëmundje e shëndetit mendor. Por, e motra e saj mohon këtë fakt, duke shtuar se Bineri i ka kërkuar të bashkëjetojë me 39-vjeçaren dhe ajo ia ka bërë të qartë sëmundjen e saj dhe pamundësinë që ka për të mbajtur familje.
BW/d.i.