Historia e Mentor Hoxhallarit, një 26-vjeçar i dënuar me 10 vite burg për akuzën e rëndë të përdhunimit me një vajzë të mitur është treguar sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24. Mentori pretendon pafajësi, ndërsa vajza e cila e akuzoi është Ermira, 20-vjeçarja e cila tashmë ka përfunduar në Itali, ku sipas dëshmisë së nënës së saj pak javë më parë në studion e këtij emisioni, e shfrytëzojnë si prostitutë.
Akuzat ndaj Mentorit datojnë në vitin 2011-të, ku sipas dëshmisë së të atit i biri sapo kishte përfunduar ushtrinë dhe punonte në një lavazh afër shtëpisë së Ermirës. Pasi janë njohur ata kanë pirë vetëm kafe, por me ta marrë vesh historinë nëna e vajzës, Lindita, ka kërkuar llogari pranë familjes së xhaxhait të djalit. Sipas Tahir Hoxhallarit, nëna e vajzës ka kërkuar me ngulm që ata të martoheshin.
“Ose merreni për nuse, ose ju denoncoj”,- ishin fjalët e nënës së vajzës, sipas Tahirit.
Duke qenë se djali pas kësaj shkëputi njohjen me vajzën 14-vjeçare, Lindita me të bijën shkuan në polici dhe denoncuan Mentorin për përdhunimin e Ermirës, vepër të cilën ai mohon ta ketë kryer. Mentor Hoxhallari hedh akuza të forta për vajzën dhe nënën e saj. “Nuk e kam prekur kurrë me dorë”,- ka thënë ai në një lidhje telefonike në News 24.
Pak javë më parë Lindita tregoi historinë e përdhunimit të vajzës, por tha se nuk e njihte autorin, ndërsa tashmë rezulton që bashkë me vajzën të kenë akuzuar Mentor Hoxhallarin.
Si e mësuat lidhjen?
Tahir Hoxhallari: Djali im ka filluar punë që 14-vjeç, është i sjellshëm, i urtë. Punonte në një lavazh afër shtëpisë së kësaj vajze, ka pirë një apo dy herë kafe me të…
E njihte djali juaj moshën e vajzës?
Tahir Hoxhallari: Nuk e njihja vajzën, por mendoj se është viktimë e nënës së saj. E ëma është në depresion, është e detyruar për mbijetesë. Lindita duhet të dëgjojë familjen, se bën shumë gabime. Nuk dua ta ofendoj, por është një njeri që bën veprime të pahijshme.
A e dinte djali juaj që sapo ka mbaruar ushtrinë, pra një 21-vjeçar të hedhë sytë tek një minorene?
Tahir Hoxhallari: I ka bërë propozim, ka pirë një herë kafe apo dy herë me të dhe asgjë tjetër. E mora vesh kur e ëma kishte ardhur në shtëpinë time, mora vesh që i kërkoi çunit t’i sqaronte si qëndron muhabeti. Djali tha u largova më pas nga vajza, për shkak të nënës. I kishte thënë djali ti në punën tënde unë në timen.
Ju thoni që e la vajzën për shkak të një mosmarveshje që ka pasur me Lindinën, e cila ka ardhur në shtëpnë e vëllait tuaj, xhaxhai ka thirrur djalin në telefon ai më pas ka marrë vajzën në telefon dhe ka ndërprerë marrëdhenien me vajzën. Juve kishit dijeni?
Tahir Hoxhallari: Nuk më kishte thënë, më tha byrazeri që ajo kishte shkuar në shtëpi, por djali më tha që ka pirë një herë kafe
Gjykata thotë që ka qënë disa herë?
Tahir Hoxhallari: Po edhe sikur kjo pse e mësoi të bijën të shkonte në gjykatë, të shtonte edhe ato gjërat e tjera
Pse e mori Mentori vajzën në telefon, pse e la?
Tahir Hoxhallari: Ky ka bërë një propozim si çunat e tjerë, kjo vajti dhe e denoncoi në polici për përdhunim me dhunë. Si shkohet në lokal për kafe dhe të thuash kreva marrëdhënie seksuale me dhunë?
ma.me