Një 65-vjeçar i denoncuar i zhdukur nga familjarët u gjet i vdekur nga policia. Bëhet fjalë për shtetasin Idriz Karriqi i cili punonte si taksist.
Trupi i pajetë i Karriqit u gjet gjatë orëve të natës nga policia e Kavajës e cila bën me dije se 65-vjeçari është vrarë nga një shtetas 24-vjeçar i arrestuar tashmë.
Krimi ka ndodhur për shkak të grabitjes. Sipas policisë, shtetasi Musa Saraçi nga Rrogozhina ka marrë për shërbim taksi viktimën para spitalit të Kavajës. Pas disa orësh familjarët njoftuan humbjen e kontakteve. 24-vjeçari kishte vrarë me thikë taksistin dhe i grabiti makinën. Nga verifikimi i lëvizjeve të mjetit dhe disa kamerave sigurie, u bë i mundur identifikimi i autorit të krimit.
Njoftimi i policisë:
Gjendet i vdekur taksisti
Policia zbardh ngjarien
Kapet autori i vrasjes
Më datë 14.12.2016, në Komisariatin e Policisë Kavajë, është bërë një kallzim mbi largimin nga banesa e shtetasit I. K.
Në orët e vona të datës 15.12.2016, ky shtetas është gjendur i pajetë i goditur me mjete prerëse, në anë të rrugës, në fshatin Greth, komuna Kryevidh.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasin:
– Musa Saraçi, 24 vjeç, banues në Gosë, Rrogozhinë.
Shtetasi I. K., ishte marrë si shërbim taksi nga Musa Saraçi, përpara Spitalit të Kavajës dhe më pas ky shtetas ka humbur dhe kontaktet me familjarët e tij. Dyshohet se në fashatin Greth, Musa Saraçi, e ka goditur me mjete prerëse I. K., dhe më pas i ka marrjë mjetin dhe është larguar.
Në cilësinë e provës materiale është gjendur dhe sekuestruar automjeti tip Mercedes Benz.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Kavajë për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, parashikuar nga Neni 141 i Kodit Penal.
/a.m.