“Për mua është absurde që mos të shkojë në punë dhe të marr pagë”, ka thënë ministri për kthim dhe komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiç.
Megjithatë, ai ka thënë se nuk ka kthim në institucione pa dekretin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Mendoj se nuk është gjë e mirë që të marr pagë pa shkuar në punë”, ka thënë Jevtiç për TV Kim, transmeton lajmi.net. Ai ka shtuar se megjithatë është bërë kompromis për këtë çështje, që përfaqësuesit serbë të shkojnë në punë, por mos të marrin pjesë në mbledhjet e qeverisë.
“Në anën tjetër në punojmë dhe jemi aty ku mund të ndikojmë me punën tonë, në procese të caktuara, ne kemi vazhduar të punojmë”, ka thënë Jevtiç. (b.an)