Roli i rëndësishëm i vitaminës D në shtatzëni dhe në vitet e para të jetës së fëmijës, vihet në pah në një studim të fundit australian, i cili ka zbuluar një lidhje të ngushtë mes mungesës së vitaminës dhe autizmit.
Niveli i ulët i vitaminës D në 20 javët e para të shtatzënisë, shton rrezikun për të sjellë në jetë një fëmijë autik.
Studimi i Brain Institute i University of Queensland ka analizuar rreth 4200 kampione gjaku të femrave shtatzënë dhe fëmijëve të saj.
“Studimi nxjerr në pah të dhëna të qarta se niveli i ulët i vitaminës D është i lidhur me çrregullime të zhvillimit neurologjik”, thotë neurologu John McGrath.
Ai këshillon përdorimin në mënyrë të rregullt të suplementeve shtesë të vitaminës D gjatë shtatzënisë, njëlloj si dhe të acidit folik.
Vitamina D merret zakonisht nga ekspozimi në diell, i cili gjithsesi rrezikon shkaktimin e kancerit në lëkurës, por gjendjet edhe në disa ushqime dhe në suplemente farmaceutikë/a.k