Qarkullimi i masave ajrore me origjine Lindore do të ndikojë sërish në vendin tonë mot të kthjellët por shumë të ftohtë. Zonat më të ftohta do të jenë në verilindje dhe juglindje të vendit.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër zonën malore duke lënë në ndikimin e kthjellimeve bregdetin dhe zonat e ulëta. Edhe gjatë natës nuk priten ndryshime të motit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten të ulëta në të dy vlerat ekstremale të ditës, në zonat malore deri në –9 gradë C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim i ulët.
Europa
Gadishulli Iberik do të ndikohet nga një qendër me presion të ulët atmosferik duke bërë që vranësirat dhe shirat e konsiderueshëm të jenë prezent, herë pas here do të ketë stuhi të forta ere dhe shkarkesa rrufeshë.
Ndërsa, pothuajse e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të ulëta. Më të ulëta temperaturat do të shënohen në Europën lindore dhe gadishullin e Ballkanit.noa/a.k