Një grua në Tiranë ka tentuar që t’i japë fund jetës. Gjatë ditës së djeshme në banesë, 37 vjeçarja P.K., ka pirë një sasi të madhe medikamentesh mjekësore.
Gruaja është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga familjarët e saj të cilët e kanë dërguar me urgjencë në spital. Aktualisht ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se akti i rëndë është kryer në kushte të rënda psikologjike, në momente depresioni.
Aktualisht vijojnë hetimet për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës/noa/a.k