Gjyqtarja e Vlorës, Atlanta Zeqiraj ka kallëzuar në Prokurorinë e Vlorës për veprën penale të fyrjes së gjyqtarit ndaj avokatin Bardhyl Lilaj, i cili sipas gjyqtares në seancën përgatitore të datës 29 nëntor, për çështjen ku paditës është shtetasi Meval Beqo dhe e paditur kompania AFA Konstruksion sh.p.k dhe ZVRPP Vlorë ka përdorur shprehje që kanë fyer gjyqtaren.
Gjatë fjalës së tij avokati mësohet t’i jetë drejtuar gjyqtares me shprehej “Gjyqtare nuk e keni mirë”, “bëni sikur e keni vëlla”, “nuk jeni e aftë të bëni këtë gjykim”, “herës tjetër do flasim ndryshe”. Ndërsa në përfundim të seancës, gjyqtarja thotë se avokati i është drejtuar edhe me shprehej “nuk e keni të gjatë këtu”. /ma.me
ma.me