Kosova edhe zyrtarisht e ka fituar kodin telefonik +383. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) e ka botuarbuletinin e vet në të cilin ka sqaruar se Kosovës i është ndarë numri thirrës treshifror +383, transmeton Gazeta Express. Kosova këtë numër e ka marrë me lejen e Serbisë. Ministri serb i telekomunikacionit Rasim Lajiq më 3 dhjetor i ka dërguar një letër ITU-së në të cilën ka theksuar se jep pëlqimin për numrin thirrës treshifror +383 për rajonin gjeografik Krahina Autonome e Kosovë – Metohisë. /ma.me