Më 2 korrik 1990 u futën 5200 shqiptarë në ambasadat e huaja. Në dhjetor 1985 u futën 6 pjestarë të familjes Popa në ambsadën italiane. Por sa shqiptarë janë larguar nga vitit 1944 deri në 1990 jashtë vendit?
Përgjigjen e kësaj pyetje e dha studiuesi dhe profesori i sociologjisë Zyhdi Dervishi gjatë emisionit ‘Debati’ në Channel One të ditës së djeshme në të cilin u diskutua 25 vjetori i hapjes së ambasadave.
Në një studim që ai ka përgatitur kohët e fundit rezulton se 26 mijë shqiptarë kanë ikur nga kjo periudhë në forma të ndryshme dhe janë etiketuar tradhëtarë të atdheut.
Po të mendosh pasojat që kishin familjarët dhe të afërmit këtu shifra rezulton tejet e lartë. Një shifër që asnjëherë nuk korrenspondon me frikën dhe terrorin që mbetej në Shqipëri në ato 45 vjet diktaturë komuniste.