Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka munguar edhe në takimin e së mërkurës që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur me liderët e partive shqiptare të Maqedonisë, që kanë fituar deputetë në zgjedhjet e 12 dhjetorit, shkruan Koha Ditore.
Zëdhënësi i BDI-së, Artan Grubi, ka thënë se një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të BDI-së mund të mbahet javën e ardhshme.
Pas takimit me kryeministrin Edi Rama janë mësuar kushtet që kanë partitë që morën pjesë në takim me kreun e Qeverisë së Shqipërisë.
“Ne jemi pas gjuhës shqipe zyrtare në të gjithë shtetin para se të bëhet qeveria. Fillimisht të votohet ligji. Ne jemi pas Prokurorisë Speciale”, mësohet të jetë shprehur Zijadin Sela, kryetar Aleancës për Shqiptarët, përgatiti Koha. (b.an)