Bukuroshja e ekranit Viola Spiro prej kohësh po jeton një romancë të bukur dashurie. Mbrëmë ka qenë përvjetori i të dashurit të saj.
Ata kanë zgjedhur të festojnë vetëm të dy, në një darkë me verë në dhomën e një prej hoteleve më luksozë të kryeqytetit shqiptar.
Imazhet nga kjo darkë i ka ndarë vetë prezantuesja bionde në “Insta Story” ku më vonë ka publikuar edhe tortën.
Ndonëse Viola e ruan me fanatizëm imazhin e të dashurit të zemrës nga gazetat e portalet, disa çaste të veçanta siç ishte edhe festa për ditëlindjen e tij, ajo vetë i ndan me publikun.
Who/d.i.