Dashi
Sot do të keni bashkëpunime të frytshme në fushën profesionale dhe mund të vijoni të mbështeteni edhe tek partneri/ja. Beqarët do ndihen mirë me veten sot dhe nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë, por do i marrin gjërat si t’iu vijnë. Në planin financiar parashikohen disa probleme serioze, shmangni shpenzimet.
Demi
Nëse merreni kaq shumë kohë me punën nuk do të mund ti dedikoni kohë jetës personale. Duhet të ndani prioritetet tuaja të momentit. Beqarët duhet të tregohen të duruar dhe të mos marrin vendime të nxituara nëse nuk duan të lëndohen. Kujdesuni më shumë për financat, parashikohet të përballeni me disa probleme.
Binjakët
Edhe pse nuk keni marrë gjithçka që keni pretenduar, sot bëni mirë të lini pak kohë të kalojë përpara se të kërkoni shpjegime nga partneri/ja. Beqarët do kenë një ditë të bukur dhe me fat, duhet të jenë të përgatitur për gjithçka. Financat do të jenë të mira për të kryer shpenzimet e nevojshme.
Gaforrja
Keni pak vështirësi të menaxhoni kohën për impenjimet tuaja sot në marrëdhënien tuaj në çift. Nëse nuk ja arrini dot i vetëm kërkoni ndihmë nga partneri/ja. Beqarët do përballen me surpriza të këndshme, disa mund të përjetojnë edhe rrahje të forta të zemrës. Financat do jenë me fat, situata do vijë duke u stabilizuar.
Luani
Nuk është se ju kanë mbetur shumë gjëra për të vlerësuar kohët e fundit. Të gjitha situatat që mund ti shfrytëzonit i keni mbaruar. Beqarët nëse duan të ndryshojnë statusin duhet të jenë më të hapur dhe të shfrytëzojnë mundësitë që ju jepen. Financat do dini si t’i mbani nën kontroll, nuk keni pse shqetësoheni.
Virgjëresha
Disa kritika ndaj partnerit/es është mirë kur bëhen në kohë sepse mund të rikuperoni. E rëndësishme është të mos i keqinterpretoni. Beqarët duhet të ndjekin zemrën sot sepse kanë për të dalë më të fituar nëse i mendojnë gjërat gjatë. Në planin financiar bëni kujdes me shpenzimet për të shmangur problemet.
Peshorja
Keni hapur mundësi të reja bashkëpunimi me persona që i njihni mirë. Nuk jeni penduar aspak për shanset e reja që ju keni dhënë. Beqarët do kenë një ditë normale dhe pa ndonjë takim interesant, gjithsesi nuk do e vuajnë vetminë e tyre. Në planin financiar situata do vijë duke u normalizuar falë menaxhimit tuaj të mirë.
Akrepi
Edhe pse biseda me partnerin/en ju bën të mendoni qartë për situatat tuaja, sot nuk do të keni mundësi të konsumoni kohë me të. Beqarët do afrohen edhe më shumë me disa persona që kanë njohur kohët e fundit dhe mund të nisin të mendojnë edhe për lidhje. Financat do jenë problematike, kujdes me shpenzimet.
Shigjetari
Partneri/ja do të jetë pjesë e projekteve dhe planeve tuaja në të ardhmen. Nuk keni pse e ndaloni sepse dhe ju mund t’ju japë shumë komoditet kjo gjë. Beqarët do jenë mjaft joshës sot dhe do dinë si ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Financat do jenë të mira, do keni në krah ndikimin pozitiv të disa yjeve.
Bricjapi
Sot nuk keni pse viheni në garë me partnerin/en për të treguar aftësitë tuaja. Nëse jeni i bindur që dini ti bëni mirë gjerat nuk ka pse tregoni dyshime. Beqarët nuk do jenë të vendosur në gjërat që duan dhe nuk do i shfrytëzojnë mundësitë e mira që do ju jepen në takime. Në planin financiar duhet të shpenzoni me maturi.
Ujori
Nëse nuk doni ta prishni ditën tuaj e cila është e mbushur me humor atëherë duhet të bëni diçka si për ju dhe për personat që doni. Beqarët nuk do jenë gati për të bërë ndryshime në jetën e tyre, prandaj do refuzojnë disa ftesa interesante për takime. Financat do arrini ti mbani nën kontroll.
Peshqit
Doni pak qetësi sot dhe nëse nuk mund ta shijoni ditën siç ëndërroni të paktën bëni të mundur që të mos keni debate dhe keqkuptime me njeriun e zemrës. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime interesante dhe fati do i shoqërojë gjatë gjithë kohës. Financat do jenë të mira, nuk keni pse trembeni për shpenzimet që do kryeni.