Edhe Shërbimi Informativ Shtetëror përfshihet ne kërkimet per te ashtuquajturin “Eskobari i Ballkanit”.
Prej dy ditësh, SHISH ka kaluar në shërbim të përforcuar sidomos në kryeqytet, ku dyshohet se fshihet Kelmend Balili. Shërbimi Inteligjent po mban në mbikëqyrje të plotë të gjithë familjarët e po kështu edhe miqtë e tij më të ngushtë, raporton ‘Vizion Plus’.
SHISH ende nuk ka mundur të zbulojë vendndodhjen e trafikantit të drogës. Sipas procesverbaleve, ai nuk është pikasur në ambientet publike. Hetimet greke, kishin zbuluar më herët se Balili kishte ndërruar emrin. Balili mund të ketë ndryshuar edhe pamjen e tij të jashtme. Nga ana tjetër SHKB, ka nisur një hetim për dekonspirim të operacioneve.
Tre janë efektivët të cilët janë pezulluar nga puna deri në përfundim të hetimeve, ndërsa shërbimi i kontrollit të brendshëm mbetet i rezervuar në dhënien e informacioneve për këtë çështje. 45-vjeçari Klement Balili akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Greqi e po ashtu edhe me vendet e BE-së./a.k