Verona, në fakt ka qenë i pariz ndër qytetet e përmasave të mesme në Itali, që ka çuar në 50% mbledhjen e diferencuar të mbetjeve dhe qyteti ku shërbimi shihet si më efiçenti, sistem që Amia, së bashku me shoqërinë e re Agsm Holding Albania Sh.A, e përbërë 75% nga AGSM dhe 25% nga Amia, ka filluar të eksportojë në Shqipëri, falë marrëveshjes së firmosur me Bashkinë Tiranë dhe firmën Eco-Tirana.
“Në 12 dhjetor do të nisim mbledhjen e mbetjeve urbane brenda qendrës së qytetit- thotë Luca-për mua është një mundësi e madhe. Një mundësi që nuk do ta kisha imagjinuar kurrë. I riu, diplomuar në Inxhinieri Telekomunikacioni, pranë Universitetit Politeknik të Milanos nisi të punojë në bashki, duke u angazhuar me një projekt të video-kontrollit mjedisor. “Nga aty, besimi dhe përgjegjësia u rritën, deri sa u arrit në projektin shqiptar, në të cilin Amia po investohet shumë” – sqaron ai.
Po si është të jetosh në Shqipëri? “Më e lehtë nga ç’mund të mendohet: ky vend e ka parë Italinë si një mit, të gjithë flasin italisht ose pothuajse, njohin kulturën, traditat tona dhe sa i përket burokracisë, nuk shoh ndonjë ndryshim të madh krahasuar me Italinë”-shprehet ai.
Ekipi drejtues shqiptar – thotë Miglioranzi – përbëhet nga administratorë shumë të përgatitur, të gatshëm të investojnë dhe për t’u përmirësuar. Vërtet, edhe pak duhet që Shqipëria të mund të bëjë atë hovin e vet cilësor”.Vështirësitë në fakt, kanë të bëjnë kryesisht me njerëzit: “Është shumë e vështirë të ndërgjegjësosh popullsinë, lidhur me faktin se sa i rëndësishëm është menaxhimi i ekulibruar i mbetjeve dhe për këtë arsye kemi ndërmarrë iniciativa që kanë si qëllim përhapjen e një kulture më ekologjike”.
E ndërkohë, nuk anashkalohet vëmendja nga vendet e tjera. Së shpejti, në fakt do të nisë një projekt i ri, i menaxhuar nga Amia, në Zintan, qytet në veriperëndim të Libisë, rreth 160 km nga Tripoli, një program bashkëpunimi mes Italisë dhe Libisë, me qëllim sigurimin e infrastrukturës primare në vend dhe një ndër marrëveshjet e para të firmosura është ai me Amia-n.
“Na kërkuan të menaxhojmë mbetjet e ngurta dhe urbane: është një mundësi e rëndësishme për territorin, ndërkohë që fondet janë tashmë, pasi këto fonde, ONU ia ka sekuestruar ish-qeverisë së Gedafit.13 miliardë euro- sqaron Miglioranzi – nga të cilët 7 janë zhbllokuar, ndër të cilët është edhe pjesa që i takon menaxhimit të mbetjeve.
Pra, synimi është të vazhdojmë të punojmë për të eksportuar dije dhe praktika të mira, duke mbajtur po ashtu nën kontroll aktivitetet italiane: “Kam fuqizuar repartin e inspektimit – përfundon presidenti i Amia-s – dua që në firmë të ekzistojë një klimë e qetë, besoj shumë në meritokraci (vlera) por jam i pamëshirshëm ndaj hileqarëve (dinakëve)”.
Shkrim i botuar në Corriere de la Sera