Dosja për vrasjen e Gazmend Çollakut është dorëzuar sërish në Gjykatë nga organi i Akuzës. Nën akuzë janë Denis Shtraza dhe oficeri i policisë, Ervin Dalipaj. Sipas Prokurorisë, të dy këta persona, rrëmbyen Gaz Çollakun, dhe gjatë kohë që e mbajtën peng e torturuan deri në vdekje. Një nga akuzat që rëndon ndaj Denis Shtrazës dhe Ervin Dalipajt është “për mbajtje pa të drejtë të uniformës”, dhe tjera është “për armëmbajtje pa leje”. Akuza e parë vjen për faktin, se sipas Prokurorisë “Gazmend Çollaku u rrëmbye nga njerëz me uniformë”.
Ky i fundit u rrëmbye në mes të Durrësit më 6 janar, dhe më pas u gjet i vrarë me disa plumba në një rrugë në Fushë-Krujë, ndërsa duart i kishte të lidhura. Mësohet se prokuroria kishte kërkuar edhe 2 muaj kohë për hetimet, ndërsa më 16 nëntor të këtij viti u vendos që afati do jetë 1 muaj e 15 ditë. Avokati i Shtrazës, Alban Qafa theksoi se kanë kaluar mbi 9 muaj nga hetimet për klientin e tij dhe se prokuroria kishte pasur kohën e nevojshme në dispozicion. Shtraza akuzohet se së bashkë me persona të tjerë ai rrëmbeu Çollakun mbrëmjen e 6 janarit, ndërsa mëngjesin e ditës tjetër ai u gjet i vrarë me 4 plumba në kokë.
KUSH ESHTE DENIS SHTRAZA
Në vitin 2009, 33-vjeçari Denis Shtraza u ekstradua nga Gjermania pasi akuzohej për dy plagosje në Durrës. Në shkurt të vitit 2013 ai u plagos rëndë në qendër të Durrësit, ndërsa në prill të vitit 2014 u arrestua pasi nën efektin e alkoolit shkatërroi lokalin e një shtetasi. Shtraza njihet edhe si një njeri me lidhje të forta me persona të tjerë të inkriminuar. Shtraza është pjesë e të njëjtës bandë të trafikimit të lëndëve narkotike që është edhe Emiljano Shullazi. Njëkohësisht Shtraza është edhe mik i Shullazit.
ma.me