Kryeministri i vendit Edi Rama ishte i pranishëm në një aktivitet ku u inaugurua një shkollë profesionale.
Gjatë fjalës së mbajtur, rama vuri edhe njëherë theksin se te arsimi profesional që sipas tij është prioritet i qeverisë, si një mundësi drejt punësimit.
Rama deklaroi se papunësia ëhstë problem i madh për vendin, por kjo sipas tij lidhet edhe me probleme strukturale të brendshme siç është mungesa e personave të specializuar.
“Nëse ndërtojmë sistemet e duhura marrim rezultatet e duhra. Ka shumë njerëz që ankohen se në Shqipëri s’ka punë. Dua t’u them se papunësia është problem i madh, është problem për rajonin. Por ama, fakti që nga Zogu i Zi në Tiranë, deri në dalje, nuk ka një ndërmarrje që të mos ketë vende pune, tregon se papunësia ka disa elementë të brendshm që janë strukturalë”, deklaroi Rama./a.m.