Kush tha që rojet e konviktit nuk kanë ndjenja? Përkundrazi, ata në shpirt dhe jo vetëm, mund të jenë edhe më të zjarrtë se djemtë e rinj. Dhe me sa duket këtë e vërteton mjaft mirë historia në vijim.
Një vajzë nga Vlora e cila studion në Tiranë, u habit pa masë kur gjeti poshtë derës së dhomës së saj të konviktit një letër dashurie. Veçantia qëndron në faktin që atë nuk ia kishte dërguar ndonjë djalë nga fakulteti, por ia kishte dërguar roja i konviktit.
Ai me sa duket paska qëlluar i turpshëm dhe nuk kishte guxuar t’i shprehej përballë. Nuk dihet nëse pas kësaj do të ketë ndonjë shkëndijë midis vajzës dhe rojes por një gjë është e sigurt: letra e mëposhtme është vërtetë për t’u admiruar./JOQ/a.m.