Një automjet është djegur tërësisht në autostradën Tiranë-Durrës.
Ngjarja është shënuar në Vorë, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Sapo ka parë flakët e para në automjet, drejtuesi e ka ndalur dhe ka dalë jashtë me shpejtësi.
Zjarri në pak sekonda ka përfshirë makinën, dhe siç e shihni në video, flakët e kanë përpirë të gjithë automjetin./shqiptarja/a.m.