Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat pas mbledhjes së qeverisë ku ai bëri me dije disa prej vendimeve. Sipas kreut të qeverisë, pernsionistët do të shpërblehen për fundvit. Po ashtu sipas tij është parashkuar shpërblim edhe për personat e trajtuar me ndihmë ekonomike.
“Do 6 mijë lekë për pensionistët për fundvit. Po ashtu do të jepen 2 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike”, deklaroi Rama.
Po ashtu ai njoftoi se do të dëmshpërblehen të githa familjet e prekura nga përmbytjet në të gtjihë vendin. Dëmshpërblimi do të bëhet sipas vlerësimeve të bëra në terren nga pushteti local.
“Do bëhet dhënia e dëmshpërblimit të plotë për familjet e prekura nga përmbytjet. Shuma që do të vihet në dispozicion, bazuar në dokumentacionin e përcjellë nga njësitë vendore do tëjetë nga 6.8 mln lekë të vjetra për fmailje deri në 110 mijë lekë. Që do të thotë që ka një përshkallëzim sipas dëmeve të konstatuara dhe kërkesave të bëra nga bashkitë. Dua të theksoj se për çdo rast që nuk është përfshirë, është rast që nuk ëhstë në inventarin e Ministrisë së brendshme për arsye të vonesave apo të mospërcaktimit sipas ligjit dhe kritereve nga ana e cilësdo njësi të pushtetit vendor”, tha Rama.
Ai njoftoi edhe dëmshpërblimin e të gjtihë fermerëve që humbën bagëtitë nga sëmundja e gjedhit.
“Në dispozicion është një fond prej 3 mln dollarësh për dëmet nga sëmundja e gjedhit.
Dhe do kompensojmë kokë për kokë çdo lopë të humbur nga veriu në jug. Është një rast i mirë që këtë fatkeqësi për këto familje ta kthejmë në një avantazh”, tha Rama./a.m.