Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka mbledhur Këshillin Ekonomik të Tiranës. Gjatë fjalës së mbajtue Veliaj u ndal tek një sërë projektesh të realizuara nga bashkia por edhe te planet për vepra që janë në process apo pritet të nisin së shpejti.
“Ne kemi përfunduar disa projekte të rëndësishme si Unaza e Vogël. Kemi përparuar me sheshin Skënderbej. Ka dalë në sipërfaqe parking nëntokësor”, tha Veliaj.
Ai tha më tej se projektet e realizuara të bashkisë kanë punësuar një numër të madh qytetarësh që deri dje endeshin rrugëve.
“Sot me kantieret e punbës që kemi hapur janë punësuar 10 mijë veta”, tha Veliaj.
Ai tha më tej se do të bëhen realitet edhe dy terminale të përhershme për autobusët që sipas tij kanë shkaktuar shumë trafik në Tiranë në të shkuarën.
“Sot kemi dy terminale të përkohshme, një te ish-dogana dhe një te Qyteti Studenti. Pork jo nuk mjafton, nga zgjidhja e përkohshme duhet të shkojmë në zgjidhje afatgjatë me dy terminale”, vijoi Veliaj.
/a.m.