Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL) ka njoftuar se Chapecoense ndeshjen e parë, pas aksidentit tragjik, do ta luajë në Janar.
Skuadra braziliane, e cila humbi pothuajse të gjithë ekipin pas rrëzimit të Avioniy në Kolumbi, ndeshjen e parë do ta luajë ndaj Internacional de Lages me 29 janar.
Klubi brazilian ka nisur të riorganizohet pas tragjedisë. Chapecoense ka emëruar trajnerin e ri, Vágner Mancini, derisa shumë shpejtë pritet ta kompletoj edhe ekipin./a.m.