Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës po zhvillon një takim me Edi Ramën dhe Shefin e Shërbimit Informativ Shqiptar, Visho Ajazi Lika.
Takimi mes Ramës, Donald Lu dhe Visho Ajazit ka nisur prej orës 09:00 të mëngjesit.
Për më shumë se një orë kryeministri ka zhvilluar një bisedë vetëm me ambasadorin amerikan në Shqipëri, ndërsa më pas i është bashkuar tryezës edhe kreu i SHISH.
Takimi i sotëm vjen vetëm pak ditë pas vizitës së kreut të CIA-s në Shqipëri, i cili sipas ambasadës së SHBA diskutoi për bashkëpunimin kundër terrorizmit.
Por nuk përjashtohet mundësia që temë e bisedës të ketë qenë edhe ndikimi rus në Ballkan.
shqiptarja.com/d.i.